Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SULMÚES,~E mb. 1. usht. Që përdoret për veprime sulmi. Ishte pjesë e trupave sulmuese. Modernizimi i aviacionit sulmues.
2. hist. Që dallohet në një veprimtari, në një degë të prodhimit, në një aksion etj. Kishte qenë pjesë e lëvizjes sulmuese.
3. fig. Që shquhet për vrullin dhe gjallërinë e përpjekjeve e të luftës në një fushë, që nuk qëndron i mpitë ose në mbrojtje; luftarak. Ka shpirt sulmues.
4. sport. Që bën pjesë në vijën e sulmit të skuadrës. Lojtar sulmues. Ishte pjesë e repartit sulmues të skuadrës.
✱Sin.: mësymës, goditës, luftarak, agresiv.
SULMÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që merr pjesë në një sulm ushtarak. Sulmuesit e kështjellës morën përgjigjen e merituar. Pjesa më e madhe e sulmuesve ishte sprapsur.
2. sport. Lojtar i vijës së parë, që ka për detyrë të bëjë sulme dhe zbritje për të shënuar pikë (gola). Kishte qenë sulmues i majtë (i djathtë, anësor). Sulmuesit e skuadrës organizuan kundërsulmin. Mund të luante edhe si sulmues.
SULMÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që merr pjesë në një sulm ushtarak. Veprimet e sulmueses.2. sport. Lojtare e vijës së parë, që ka për detyrë të bëjë sulme dhe zbritje për të sh…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë