Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SULM/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR 1. usht., kal. Hedh me vrull forca të ndryshme ushtarake kundër armik për ta mundur e asgjësuar; hidhem në sulm, mësyj; kund. tërhiqem. Sulmuan pozicionet e kundërshtarit. Sulmoj nga çdo anë. Sulmonin armikun me guxim. Sulmuan qytetin e pushtuar dhe e çliruan.
2. kal. Godas papritur me forca ushtarake, bëj agresion. Agresorët sulmuan një vend të pavarur.
3. fig., kal. Godas diçka me çdo mjet për të mos e lënë të zhvillohet; e luftoj për ta dëmtuar ose shkatërruar. Do të sulmonin korrupsionin. E kishin sulmuar këtë drejtim të ri. Sulmojnë forcat progresiste.
4. fig., kal. Godas dikë a hedh poshtë diçka me kritika e qortime të ashpra; bëj shpifje e trillime a përdor të shara për të dëmtuar dikë a diçka. E sulmuan rëndë (ashpër). E sulmonte në një artikull.
5. fig., kal. Bëj përpjekje të mëdha dhe vë të gjitha fuqitë për të arritur diçka, për të përvetësuar njohuri të reja etj.; hidhem me vrull e këmbëngulje për të mposhtur pengesat e vështirësitë. Sulmojnë për fitore të reja. Sulmojmë kodrat për t'i bërë pjellore.
6. sport., jokal. Ndërmarr veprime të shpejta e të organizuara për të mposhtur kundërshtarin dhe për të arritur fitoren në lojë. Sulmuan rrufeshëm. Sulmoi nga krahu i djathtë (në qendër).
7. kal. I hidhem dikujt përsipër për ta goditur, për ta grabitur etj.; i sulem. E sulmuan në rrugë.
✱Sin.: vërsulem, godas, bombardoj, përtop, luftoj, kritikoj.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë