Fjalori
SULFUR

SULFÚR,~I m. sh. ~E, ~ET kim. 1. Mineral i përftuar nga bashkimi i squfurit me një metal ose me një element tjetër. Sulfuri i zinkut (i bakrit, i karbonit).
2. Squfur. Karakteristikat e ngjyrave të sulfurit.


Rezultate të ngjashme

SULFURÍK,~E mb., kim. Që ka në përbërjen e vet squfur dhe oksigjen në përpjesëtime të caktuara. Acid sulfurik lëng pa ngjyrë, si i yndyrshëm, që ka aftësi shumë të madhe gërryese d…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SULFURÍM,~I m., kim. 1. Veprimi kur sulfuroj. Sulfurimi i kauçukut. Sulfurimi i metalit për t'u shtuar qëndrueshmërinë veglave. 2. Squfurim. Sulfurimi i hardhive (i pemëve).

Shfaq përkufizimin e plotë →

SULFUR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kim., kal. 1. Përpunoj diçka me squfur; i shtoj squfur një lëndë për t'i dhënë disa veti të tjera a për t'i ndryshuar vetitë. Sulfurojnë metalin. Sulfuro…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SULFURÓR,~E mb., kim. Që ka natyrën e squfurit, që ka të bëjë me squfurin. Avuj sulfurorë. Anhidrit sulfuror gaz pa ngjyrë, me erë të rëndë, që përdoret në industri, në përgatitjen…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SULFURÚAR (i, e) mb. kim. 1. Që është sufluruar; që është përpunuar a trajtuar me squfur. Lëndë e sulfuruar.2. I spërkatur me squfur. Hardhi të sulfuruara.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.