Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SÚL/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Nisem me vrap për diku, derdhem me turr deri në një vend, turrem. Sulu deri te libraria. U sul brenda duke iu marrë fryma. Aeroplanët sulen drejt qiellit. U sul të gjente mjekun.
2. Hidhem mbi dikë për ta mposhtur, për ta rrëzuar a për ta mundur; i lëshohem dikujt, e sulmoj; kund. tërhiqem, sprapsem. U sulën mbi armikun. U sulën me armë. Iu sulën qentë e rrugës. Ata suleshin përpara me guxim.
3. fig. I vihem një pune me ngulm, e marr me vrull diçka. U sulen arave. Iu sul malit me guxim.
4. bised. I drejtohem dikujt me qortime e fjalë të rënda, e sulmoj me fjalë. Mos iu sul ashtu! Iu sul me fjalë të ashpra.
✱Sin.: vërsulem, lëshohem, derdhem, pilohem, vrapoj, sulmoj, hov, hidhem, lëshohem, flakëroj, furem, mësyj, kërcej.
SULÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Lodër fëmijësh, e bërë me një copë dërrasë, që varet në dy litarë të lidhur në një tra a në një degë peme për t'u kolovitur. Tundet në sular. Nuk mund të…
Shfaq përkufizimin e plotë →SÚL/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Barkë e vogël, e hollë dhe e gjatë, me fund të rrafshët, më e vogël se takja. Dolën në liqen me sule. Peshkonin me sule. U mblodhën të gjitha sulet në breg…
Shfaq përkufizimin e plotë →SÚL/EM jovep., ~A (u), ~UR vetv. 1. Nisem me vrap për diku, derdhem me turr deri në një vend, turrem. Sulu deri te libraria. U sul brenda duke iu marrë fryma. Aeroplanët sulen drej…
Shfaq përkufizimin e plotë →SULFÁT,~I m. sh. ~E, ~ET kim. Kripë e acidit sulfurik me një element tjetër. Sulfat bakri. Sulfati i amonit. Spërkatin bimët me sulfat. Plehërojnë tokën me sulfat potasi.
Shfaq përkufizimin e plotë →SULFÚR,~I m. sh. ~E, ~ET kim. 1. Mineral i përftuar nga bashkimi i squfurit me një metal ose me një element tjetër. Sulfuri i zinkut (i bakrit, i karbonit). 2. Squfur. Karakteristi…
Shfaq përkufizimin e plotë →SULÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Gyp metali, zakonisht jo i gjerë, që përdoret për të çuar ujë. Sulinat e çezmës. E shpien ujin me sulina.
Shfaq përkufizimin e plotë →SULJÓT,~E mb. Që është i Sulit; që ka të bëjë me Sulin, me vendasit a banorët e tij. Sakrifikimi i grave suljote. Përkujtohet prijësi suljot. Vinte nga një fis suljot. Kapiteni sul…
Shfaq përkufizimin e plotë →SULJÓT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Banor vendas i Sulit; ai që e ka prejardhjen nga Suli. Betejat e suljotëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →SÚLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Sulla coronaria) Bimë barishtore shumëvjeçare e viseve mesdhetare, me rrënjë të thella, me tufa lulesh të kuqe që lidhin kokrra të vogla; kultiv…
Shfaq përkufizimin e plotë →SULM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Hedhje e menjëhershme dhe e shpejtë e forcave ushtarake mbi armikun për ta mundur e asgjësuar; kund. tërheqje. Sulm ballor. Bënë një sulm të rrufeshëm. Fi…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë