Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SUGJERÚAR (i, e) mb. Që sugjerohet; që jepet si këshillë. U dha udhëzime të sugjeruara. Do t’i realizonte të gjitha ndryshimet e sugjeruara. Po lexonte një libër të sugjeruar nga miqtë.
SUGJER/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I jap një këshillë, një mendim a një ide dikujt, që ta marrë parasysh sipas dëshirës së vet. I sugjeroi një zgjidhje të re. Vunë në jetë ato që sugjeroi kontrolli.
2. I shtie në mend diçka, e bëj që t'i lindë në mendje një ide a një zgjidhje. U sugjeroi një ide frytdhënëse. I kishin sugjeruar të ndryshonte qëndrim.
✱Sin.: këshilloj, kujtoj.
SUGJERÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur sugjeroj a sugjerohet. Dha sugjerime të vlefshme. Mori sugjerime nga punonjësit. Priti sugjerime nga studentët. Bëri vetëm një sugjerim.✱Sin.…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SUGJER/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e SUGJERÓJ. Vepron në kundërshtim me çfarë i është sugjeruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →SUGJER/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I jap një këshillë, një mendim a një ide dikujt, që ta marrë parasysh sipas dëshirës së vet. I sugjeroi një zgjidhje të re. Vunë në jetë ato që s…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë