Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SUBJEKTÍV,~E mb. 1. Që ka të bëjë me një njeri të veçantë, si qenie e ndërgjegjshme, që ndien, që provon e që mendon; kund. objektiv. Bota subjektive. Dëshira subjektive të individëve. Kjo varet nga ndijimet subjektive. Gjendja subjektive e të sëmurit u rëndua.
2. spec. Që ka të bëjë me njeriun si subjekt; i subjektit. Faktori subjektiv në histori.
3. Që ndodh për shkak të një a të disa njerëzve të veçantë dhe që nuk vjen nga shkaqe madhore e nga rrethana të domosdoshme; kund. objektiv. Dolën disa pengesa subjektive. Pati vonesa për shkaqe subjektive.
4. Që niset nga dëshira vetjake dhe jo nga faktet ose nga gjendja e vërtetë, i anshëm; kund. i paanshëm, objektiv. Vlerësim subjektiv. Mban qëndrim subjektiv.
SUBJÉKT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. filoz. Njeriu si qenie e ndërgjegjshme, që ka aftësi të mendojë, të njohë sendet e dukuritë e botës dhe të veprojë me vullnetin e tij për të arritur që…
Shfaq përkufizimin e plotë →SUBJEKTÍV,~E mb. 1. Që ka të bëjë me një njeri të veçantë, si qenie e ndërgjegjshme, që ndien, që provon e që mendon; kund. objektiv. Bota subjektive. Dëshira subjektive të individ…
Shfaq përkufizimin e plotë →SUBJEKTIVÍSHT ndajf. Në mënyrë subjektive; duke u mbështetur në mendime e në vlerësime vetjake; kund. objektivisht. Gjykon subjektivisht. Një situatë që vlerësohet vetëm subjektivi…
Shfaq përkufizimin e plotë →SUBJEKTIVÍST,~E mb. 1. Që mbështetet në mendimet dhe në dëshirat e veçanta të një njeriu dhe jo në kushtet reale e në kërkesat objektive. Veprime (metoda) subjektiviste. U bënë vle…
Shfaq përkufizimin e plotë →SUBJEKTIVÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Pasues i subjektivizmit. Subjektivistët paraqitën tezat e tyre.
Shfaq përkufizimin e plotë →SUBJEKTIVÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Pasuese i subjektivizmit. Qëndrimet e subjektivisteve.
Shfaq përkufizimin e plotë →SUBJEKTIVÍZ/ËM,~MI m. 1. Vlerësimi i gjërave duke u nisur nga mendimet e dëshirat vetjake të një njeriu dhe jo nga kushtet reale; qëndrim subjektivist, mungesë e objektivizmit. Sub…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë