Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SUBJÉKT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. filoz. Njeriu si qenie e ndërgjegjshme, që ka aftësi të mendojë, të njohë sendet e dukuritë e botës dhe të veprojë me vullnetin e tij për të arritur qëllimet e dëshirat e veta (në kundërvënie me botën e jashtme si objekt i njohjes); kund. objekt. Subjekti dhe objekti i njohjes. Objekti ekziston pavarësisht nga subjekti.
2. Një njeri a një grup njerëzish që marrin pjesë si veprues të vetëdijshëm e me vullnet në një proces a veprimtari. Nxënësi si subjekt i mësimit.
3. drejt. Një njeri ose një institucion a ndërmarrje që hyn në marrëdhënie ligjore me shtetin me të drejta dhe detyra të caktuara; person ligjor. Subjekt i së drejtës. Subjekt i krimit ai që ka bërë një krim dhe që do të përgjigjet penalisht për të.
4. spec. Njeriu që merret për ta vëzhguar për qëllime studimi ose për të nxjerrë prej tij të dhëna për një fushë kërkimi. Subjekti i eksperimentit. Gjeti një subjekt të përshtatshëm për studime dialektore.
5. gjuh. Kryefjalë. Subjekti i fjalisë është i shprehur me sintagmë.
6. logj. Ajo pjesë e gjykimit e cila pasqyron atë për të cilën bëhet fjalë dhe për të cilën pohohet ose mohohet diçka. Subjekti dhe predikati i gjykimit.
7. Ajo që trajtohet a për të cilën bëhet fjalë në të folur ose në një shkrim; tema. Subjekti i bisedës. U bë subjekt i diskutimit.
8. art. Tërësia e ngjarjeve, e veprimeve, e konflikteve etj. nëpërmjet të cilave dalin në pah karakteret e tiparet dalluese të personazheve dhe zbulohet përmbajtja e një vepre letrare; ngjarja që shërben si bazë për paraqitjen e figurshme në një vepër të pikturës a të skulpturës ose për shtjellimin e një vepre muzikore. Subjekti i romanit. Subjekt i marrë nga jeta e popullit. Subjekti i pikturës (i tablosë). Zhvillimi i subjektit. E ka marrë subjektin nga jeta reale.
✱Sin.: parti, fabul.
SUBJEKTÍV,~E mb. 1. Që ka të bëjë me një njeri të veçantë, si qenie e ndërgjegjshme, që ndien, që provon e që mendon; kund. objektiv. Bota subjektive. Dëshira subjektive të individ…
Shfaq përkufizimin e plotë →SUBJEKTÍV/E,~JA f., filoz. Botë e brendshme që ekziston në mendjen e njeriut dhe nuk ndikohet nga bota e jashtme. Objektivja dhe subjektivja.
Shfaq përkufizimin e plotë →SUBJEKTIVÍSHT ndajf. Në mënyrë subjektive; duke u mbështetur në mendime e në vlerësime vetjake; kund. objektivisht. Gjykon subjektivisht. Një situatë që vlerësohet vetëm subjektivi…
Shfaq përkufizimin e plotë →SUBJEKTIVÍST,~E mb. 1. Që mbështetet në mendimet dhe në dëshirat e veçanta të një njeriu dhe jo në kushtet reale e në kërkesat objektive. Veprime (metoda) subjektiviste. U bënë vle…
Shfaq përkufizimin e plotë →SUBJEKTIVÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Pasues i subjektivizmit. Subjektivistët paraqitën tezat e tyre.
Shfaq përkufizimin e plotë →SUBJEKTIVÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Pasuese i subjektivizmit. Qëndrimet e subjektivisteve.
Shfaq përkufizimin e plotë →SUBJEKTIVÍZ/ËM,~MI m. 1. Vlerësimi i gjërave duke u nisur nga mendimet e dëshirat vetjake të një njeriu dhe jo nga kushtet reale; qëndrim subjektivist, mungesë e objektivizmit. Sub…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë