Fjalori
STURR

STÚRR,~I m. sh. ~A, ~AT 1. Grumbull. Sturri i druve.
2. Kapule sane. Sturrin e kishte bërë gati për dimër.
3. fig. Shumicë. Kishte sturra me gjëra.
Sin.: turrë, truç, stivë, pirg.


Rezultate të ngjashme

STURRÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur sturroj a sturrohet; grumbull i madh njerëzish. Në mes të sheshit ishte bërë një sturrim.

Shfaq përkufizimin e plotë →

►STURR/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e STURRÓJ. Sturrohemi rreth tij. Sin.: tubohem, tubëzohem, mblidhem, grumbullohem, grupohem, bashkohem.

Shfaq përkufizimin e plotë →

STURR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Mbledh grumbull përqark. Kishte sturruar shumë njerëz rreth vetes. Sin.: tuboj, grumbulloj, tubëzoj, grupoj, bashkoj.

Shfaq përkufizimin e plotë →

STURRÚAR (i, e) mb. Që është sturruar; i tubuar përqark dikujt. Njerëzit e sturruar e ndiqnin me vëmendje. Sin.: i mbledhur, i tubëzuar, i grumbulluar, i grupuar, i bashkuar.

Shfaq përkufizimin e plotë →

STÚRR/Ë,~A f. Heqje barku. Nuk gjeti derman për sturrën. Ushqimi i kishte shkaktuar sturrë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

STURÉQ,~I m., bot. (lat. Globularia) Bimë barishtore shumëvjeçare ose shkurre e ulët me gjethe të ashpra dhe lule të dendura, të bardha, vjollcë në të kuqe të çelët, në majë të deg…

Shfaq përkufizimin e plotë →

STÚR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bised. 1. Rrogoz; hasër. Është mjeshtër në punimin e sturave. 2. bot. Lloj kallmi me të cilin thuren rrogozat. Kashtë sture.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.