Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
STUHÍSH/ËM (i), ~ME (e) mb. 1. Që është me stuhi; që është përfshirë nga shtrëngata. Mot i stuhishëm. Nuk mund të dilet në këtë det të stuhishëm.
2. fig. Që bëhet me vrull të madh e me shpejtësi; që zhvillohet rrëmbyeshëm. Kundërsulmi ishte i stuhishëm. Zhvillimet e stuhishme të teknologjisë kërkojnë specialistë të fushës.
3. fig. Që dallohet për sasi dhe fuqi të madhe; që bëhet me gjallëri të madhe, me ndeshje të ashpra mendimesh e pikëpamjesh. U pritën me brohoritje të stuhishme. Mbledhja kishte qenë e stuhishme. Thirrjet e stuhishme i rikthyen në skenë aktorët. Në fund pati duartrokitje të stuhishme.
4. fig. Që është i mbushur me ngjarje të vrullshme, me përleshje e luftëra. Kishte jetuar në vite të stuhishme. Po kalojmë një periudhë të stuhishme.
✱Sin.: i duhishëm, i vrullshëm, i fuqishëm, i rrëmbyeshëm.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë