Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
STUDIÓ,~JA f. sh. ~, ~T 1. Dhomë a sallë e posaçme ku punon piktori, skulptori, fotografi etj. Në studiot e piktorëve tanë. Dritaret e studios ishin të gjera. Realizuan disa foto të bukura në studio. Intervista u realizua në ambientet e studios së skulptorit.
2. Dhomë e posaçme në një stacion radioje ose televizioni, e pajisur me mjetet e nevojshme për përgatitjen e dhënien e emisioneve a të programeve të ndryshme. Studioja numër një. Regjistroi një emision në studio. Ishin të ftuar në studio.
STUDI/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Marr njohuri të reja në një fushë të dijes, duke lexuar libra e duke shfrytëzuar botime e materiale të tjera, nën drejtimin e një mësuesi ose në mënyrë të pavarur; mësoj në mënyrë të thelluar. Studion rregullisht (shumë). Studion veprat e Naimit. Studion kiminë (matematikën).
2. Shqyrtoj diçka nga anë të ndryshme për ta njohur thellë, për ta vlerësuar ose për të arritur në një përfundim. Studion një projekt të detajuar. Studioi kuadrin. Studiojnë propozimet e kolegëve. I studioi dhe i peshoi të gjitha rrethanat. E studioi çështjen nga shumë anë.
3. Merrem me veprimtari kërkimore-shkencore për të njohur diçka a për të zbuluar ligjet e rregullsitë. Studion gjuhën. Studion ndërtimin e atomit. Studiojnë krijimtarinë popullore të trevës së Veriut.
4. Ndjek mësimet në një shkollë të lartë. Studion në universitet. Studion në Akademinë e Arteve.
✱Sin.: mësoj, arsimohem, arsehem, hulumtoj, gjurmoj, kërkoj, lëvroj, lëroj, vështroj, këqyr, vlerësoj, shqyrtoj, kundroj, vëzhgoj, përvijoj.
►STUDI/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës., vet. v. III e STUDIÓJ. Të studiohet mirë çështja.
Shfaq përkufizimin e plotë →STUDI/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Marr njohuri të reja në një fushë të dijes, duke lexuar libra e duke shfrytëzuar botime e materiale të tjera, nën drejtimin e një mësuesi ose në m…
Shfaq përkufizimin e plotë →STUDIÓZ,~E mb. Që bën kërkime në ndonjë lëmë të shkencës ose që përpiqet të njohë më mirë e më thellë diçka. Djalë i qetë e studioz. Ai ishte një student studioz. Vajza studioze ki…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë