Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
STUDÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur studioj a studiohet. Studim i vazhdueshëm. Kryen studime të hollësishme. Ndërmerr një studim individual.
2. Shqyrtim i diçkaje për ta njohur dhe vlerësuar. Studimi i nevojave të tregut. Studimi i historisë së Shqipërisë. E mori çështjen për studim. E morën punën në studim. Studimi i kërkesave të parashtruara.
3 kryes. sh. Veprimtaria kërkimore shkencore në një fushë; punim shkencor rreth një çështjeje. Studim shkencor. Studime letrare (kritike). Studime historike (filologjike). Do të kryhen disa studime gjeologjike. Dha kontribut në fushë të studimeve albanologjike. Ky është një studim me vlerë. Janë botuar disa studime mbi gjuhën. Studime në lëmin e historisë. Bën studime. Merret me studime. Ka botuar një studim të rëndësishëm.
4. kryes. sh. Ndjekja rregullisht e një shkolle, kursi etj. dhe përvetësimi i lëndëve të një dege të caktuar. Ka kryer studimet e larta. Ndjek (vazhdon) studimet pranë universitetit. Mbaroi studimet në Tiranë. I ka bërë studimet me bursë.
✱Sin.: mësim, gjurmim, hulumtim, kërkim, lëvrim, hetim, këqyrje, kumtesë, punim, vepër.
STUDIMÓR,~E mb. Që ka të bëjë me studimet shkencore, që ka për qëllim studimin shkencor të problemeve; i studimit; kërkimor-shkencor. Punë studimore. Hartuan një projekt studimor. …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë