Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
STRÚMBU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT 1. Vendi ku shtrihet një qendër banimi; pozicioni i një vendi. Fshat me strumbull të mrekullueshëm. Qyteza zinte strumbullin e fshatit të sotëm.
2. Strumbullar.
3. tek. Pjesë cilindrike që rrotullohet mbi një mbështetëse të palëvizshme të ngulitur në një vend; bosht. Vendos strumbullin. Mblidhet rreth strumbullit.
STRUMBULLÁK,~E mb. Pak a shumë i rrumbullakët. Kishte formë strumbullake. Bënte lëvizje strumbullake.
Shfaq përkufizimin e plotë →STRUMBULLÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Hu i gjatë, i ngulur në mes të lëmit, tek i cili lidhet kali që vjen rrotull për të shirë. Strumbullari i lëmit. Mblidhet litari pas strumbullarit.…
Shfaq përkufizimin e plotë →STRUMBULLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET tek. Veprimi kur strumbullon. Strumbullim i vazhdueshëm.
Shfaq përkufizimin e plotë →STRUMBULL/ÓN vep., ~ÓI, ~ÚAR tek., jokal., vet. v. III Sillet rreth një boshti. Strumbullon me shpejtësi konstante.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë