Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
STRUKTURÓR,~E mb., spec. Që ka të bëjë me strukturën, i strukturës; që shihet nga ana e strukturës; ndërtimor. U bë një analizë strukturore. U zbatuan metoda strukturore.
STRUKTURALÍST,~E mb. Që lidhet me strukturalizmin, i strukturalizmit; që mbështetet në metodat e strukturalizmit. Gjuhësia strukturaliste. Metoda strukturaliste. Botoi një studim s…
Shfaq përkufizimin e plotë →STRUKTURALÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ithtar i strukturalizmit. Metodat e strukturalistëve.
Shfaq përkufizimin e plotë →STRUKTURALÍZ/ËM,~MI m. 1. Rrymë në filozofi dhe në shkenca të tjera, që i vështron sendet e dukuritë si strukturë në vetvete, jashtë procesit të zhvillimit e të ndryshimit, duke u …
Shfaq përkufizimin e plotë →STRUKTURÍM,~I m. Veprimi kur strukturoj a strukturohet diçka. Nevoja për një strukturim të organizuar. Duhet një strukturim i detajuar i planit. Diaspora ka nevojë për strukturim. …
Shfaq përkufizimin e plotë →►STRUKTUR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Ndërton një strukturë. Teksti strukturohet në katër paragrafë. Si mund të strukturohet dialogu. Kurrikula strukturohet sip…
Shfaq përkufizimin e plotë →STRUKTUR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Vendos pjesët përbërëse të diçkaje në mënyrë të tillë që të lidhen midis tyre. Strukturoj të dhënat. Strukturuan punën e institucionit. Mundoj ta …
Shfaq përkufizimin e plotë →STRUKTURÚAR (i, e) mb. Që është strukturuar; i ndërtuar në mënyrë të tillë që të funksionojë si një e tërë. Bisedë e strukturuar. Pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
Shfaq përkufizimin e plotë →STRUKTURÚES,~E mb. Që i vendos pjesët përbërëse të diçkaje në mënyrë të tillë që të lidhen midis tyre. Proces strukturues. Ishin pjesë e një ushtrimi strukturues të detajuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →STRUKTÚR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Mënyra si janë vendosur dhe si janë të lidhura në mes tyre pjesët përbërëse të diçkaje; ndërtimi i brendshëm, përbërja. Struktura e tokës. Analizë e…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë