Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
STRUJN/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. dhe jokal. Vjedh gjëra të vogla. Strujnonte në shtëpitë e fqinjve. Strujnon ngado që vete. E kishin kuptuar se kush strujnon në klasë.
✱Sin.: vjedh, plaçkit, rucoj, kusaroj, grabis, fucoj, kobis, kobashis, krydh, picas, picërroj, marr, zhvat, përvetësoj, prek, qëroj, qeth, rrëmbej, përlaj, bracoj, rukoj, zgrep, cubnoj, pruaj, trushkyej.
STRUJNÍ,~A f. ~, ~TË 1. Veprimi kur strujnoj a strujnohem. Kishte kohë që nuk kishin pasur strujni në fshatin e tyre. Strujnia ishte shtuar kohët e fundit.2. Ves i vjedhjes së gjër…
Shfaq përkufizimin e plotë →STRUJNÍSHT ndajf. 1. Hajdutërisht. Vepronte strujnisht. 2. Pa u ndier; në heshtje. E kishin zgjidhur çështjen strujnisht. E bënë çdo gjë strujnisht. U larguan strujnisht. ✱Sin.: vj…
Shfaq përkufizimin e plotë →►STRUJN/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Bëhem hajdut gjërash të vogla. 2. pës e STRUJNÓJ. Shtëpitë ishin strujnuar gjatë pushimeve.
Shfaq përkufizimin e plotë →STRUJNÚAR (i, e) mb. Që është strujnuar; i vjedhur. Gjëra të strujnuara. I kishin gjetur të gjitha mallrat e strujnuara prej kohësh. ✱Sin.: i rrëmbyer, i grabitur, i përvetësuar, i…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë