Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
STROFULLÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT bised. 1. Fole zogjsh. E bënë strofullokun nën çati. Zogjtë e vegjël nxirrnin kokat nga strofulloku.
2. Qymez i pulave. I mbylli pulat në strofullok. Shkoi të merrte vezë në strofullok.
3. Djep i foshnjës; shtrat ku fle fëmija. E lidhi fëmijën në strofullok. Përkund lehtë strofullokun.
4. Strofull e kafshës a e bishës. Ariu nuk do të dilte për shumë kohë nga strofulloku. Strofullokët ishin dëmtuar nga bora e madhe.
STRÓFU/LL,~LLI m. sh. ~J, ~JT Strofkë. Strofulli i shqarthit. Në pranverë ariu doli nga strofulli. Kishin depërtuan në strofullin e armikut. ✱Sin.: strofak, fole, çerdhe, nuhar, li…
Shfaq përkufizimin e plotë →►STROFULL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR bised., vetv. 1. Gjej strehë për të kaluar natën. Nuk kishte ku të strofullohej. U strofulluam në një kasolle të vogël. 2. Gjej vend ku të fsh…
Shfaq përkufizimin e plotë →STROFULL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised., kal. 1. Fsheh (sende të vjedhura). Strofulloi sendet e arta. Mallrat e vjedhura i kishin strofulluar në shtëpitë e tyre. 2. Mbështjell me diçka…
Shfaq përkufizimin e plotë →STROFULLÚAR (i, e) mb., bised. 1. Që është strofulluar; i strehuar. Njeri i strofulluar në kushte të vështira. 2. I fshehur. U gjetën disa sende të vjetra të strofulluara prej kohë…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë