Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
STREHÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që fsheh dhe mban dikë në shtëpinë e vet për ta ndihmuar që t'u shpëtojë ndjekjeve, armiqve ose për shkak të krimeve a të veprimtarisë armiqësore që ka kryer e kryen. Strehuese e refugjatëve. Strehueset kishin marrë shumë përgjegjësi mbi vete.
✱Sin.: bartëse, mbartëse.
STREHÚAR (i, e) mb. 1. Që ka gjetur shtëpi a banesë. Familje e strehuar përkohësisht. Studentët ishin të strehuar në kushte të mira. 2. I futur në një vend të mbrojtur nga rreziku.…
Shfaq përkufizimin e plotë →STREHÚAR,~I (i) m. sh. ~, ~IT (të) Ai që është i siguruar me banesë a shtëpi. I strehuari ishte i kënaqur me banesën. Të strehuarit kërkonin kushte më të mira.
Shfaq përkufizimin e plotë →STREHÚAR,~A (e) f. sh. ~A, ~AT (të) Ajo që është e siguruar me banesë a shtëpi. Ndihmoi të strehuarën. Të strehuarat në një bllok banimi u mblodhën.
Shfaq përkufizimin e plotë →STREHÚES,~I m. sh. ~, ~IT 1. Ai që fsheh dhe mban dikë në shtëpinë e vet për ta ndihmuar që t'u shpëtojë ndjekjeve, armiqve ose për shkak të krimeve a të veprimtarisë armiqësore që…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë