Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►STREH/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR 1. vetv. Gjej shtëpi për të banuar, marr banesë. Janë strehuar brenda vitit të gjithë punonjësit e kompanisë. Të ardhurit janë strehuar në banesa të improvizuara.
2. vetv. Gjej një vend për t'u fshehur e për t'u mbrojtur nga ndjekjet. U strehuan në shtëpinë e një fshatari.
3. vetv. Futem diku për t'u mbrojtur nga bombardimet a nga diçka tjetër. U strehuan në një shpellë.
4. pës. e STREHÓJ. Refugjatët strehoheshin nga fshatarët e zonave kufitare.
✱Sin.: strehohem, banoj, rri, jetoj, gdhihem, buj, përbuj.
STREH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I jap banesë dikujt, i siguroj shtëpi për të banuar. I strehuan përkohësisht të afërmit e largët. Punëtori u strehua në banesat e ndërmarrjes. I strehoi të ardhurit në një ndërtesë të marrë me qira.
2. E pranoj dhe e mbaj dikë në shtëpi për ta ndihmuar që të fshihet dhe të mbrohet nga ndjekjet e nga armiqtë. Strehonin partizanët gjatë luftës. Në shtëpi kishin strehuar refugjatët e luftës.
3. E fut në një vend të mbuluar a nën një strehë për ta ruajtur ose mbrojtur. Strehoi bagëtitë. Strehuan qymyrin (barin). Drithin e kishin strehuar për dimër.
✱Sin.: përbuj, buj.
STREH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I jap banesë dikujt, i siguroj shtëpi për të banuar. I strehuan përkohësisht të afërmit e largët. Punëtori u strehua në banesat e ndërmarrjes. I s…
Shfaq përkufizimin e plotë →STREHÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET hist. Mbulesë e gjerë prej thuprash, që e mbanin përpara luftëtarët në kohët e vjetra për t'u mbrojtur nga shigjetat dhe nga gurët në betejë. Ushtarët …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë