Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
STREHÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. kryes. nj. Veprimi kur strehoj a strehohem; gjetje a sigurim i një vendi për të banuar. Strehimi i popullsisë. Bëj kërkesë në zyrën e strehimit. U realizua zgjidhja e çështjes së strehimit.
2. Vënie e mallit në vend të sigurt ku nuk rrezikon të prishet a dëmtohet. Strehimi i grurit të korrur. U përfundua strehimi i bazës materiale për dimër.
2. Strehë. Sajuan një strehim për duhanin. Ndërtoi një strehim të përkohshëm për bagëtinë.
3. usht. Vend i ndërtuar zakonisht nën tokë dhe i përforcuar posaçërisht për t'u mbrojtur në rast lufte nga goditjet e ndryshme, sidomos nga ajri. Strehim i nëndheshëm. Ishin projektuar disa strehime kundërajrore. Banorët e zonës u futën në strehim. Ishin ndërtuar disa strehime.
4. Banesë dhe mbrojtje e përkohshme që i jepet dikujt për të shpëtuar nga ndonjë rrezik, nga ndjekjet etj. Gjenin strehim në shtëpitë e fshatarëve.
♦ *Strehim politik e drejta e banimit dhe mbrojtja që i jepet një të huaji, i cili është larguar nga atdheu për të shpëtuar nga ndjekjet për shkak të bindjeve ose të veprimtarisë së tij politike. Kërkoi strehim politik. Kishte marrë strehim politik.
✱Sin.: strehë; përbujtje, gdhirje.
STREHIMÓR/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Vend për t'u fshehur. Kishin sajuar një strehimore. Nuk mund të dilnin nga strehimorja. Strehimoret e ndërtuara mund të zinin vetëm pak njerëz.
Shfaq përkufizimin e plotë →STREHÍN/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Strehë e vogël. Rri nën strehinë. Po priste në hijen e strehinës. 2. Strehë e përkohshme. U vendosën në një strehinë. Qentë e rrugës i kishin mbledhu…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë