Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
STRÉH/Ë,~A f. sh. ~Ë, ~ËT 1. Pjesa e çatisë, që zgjatet jashtë mureve të ndërtesës, buza e dalë e çatisë. Strehë e ulët. Streha e ndërtesës. Rregulluan ullukët e strehës. Uji rridhte nga strehët. Po priste nën strehë.
2. Ndërtesë e thjeshtë me disa shtylla dhe me çati ose me një mbulesë të lehtë sipër. Strehë për bagëtitë. Ngritën një strehë për barin. Drutë duheshin futur në strehë para dimrit.
3. Banesë për të jetuar, shtëpi. Fëmijë pa strehë. Banorët mbetën pa strehë nga tërmeti. Lufta kishte lënë shumë familje pa strehë.
4. fig. Vend ku njeriu mund të jetojë e të gjejë mbrojtje disa kohë për të shpëtuar nga ndjekjet, nga rreziqet e ndryshme etj.; mbrojtje. Kërkon strehë në këtë vend. Nuk kishte gjetur strehë. I kishin dhënë strehë. Iu bë strehë.
5. Rrethi i rrafshët anës kapelës ose pjesa e një kaskete e dalë përpara mbi ballë. Streha e kapelës. Vuri dorën në strehën e kapelës. Streha e kasketës ishte dëmtuar.
✱Sin.: çikë, gjerbë, spreth, stjegull, prehër, quar, strukë, çadër, mburojë, margjënor, mareshtë, maranë, strehim, jatak, çati, banesë, vatër.
♦ Gjen strehë. 1. (dikush). Siguron një mbrojtje a përkrahje për t’u ruajtur nga sulmet e dikujt; fshihet pas dikujt a pas diçkaje. 2. (diçka). Futet, hyn diku; mbrohet diku; bëhet pjesë e diçkaje; zë vend. I jap (i bëj) strehë (dikujt) e pranoj dikë në shtëpi dhe e marr në mbrojtje; i bëhem mburojë dikujt; i bëhem jatak; i bëhem jorgan. Si *pika në strehë.
STRÉHËZ,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Ndërtesë e thjeshtë me disa shtylla dhe me çati ose me një mbulesë të lehtë sipër. Në stacionin e autobusit ishte vendosur një strehëz. Ndërtuan një st…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë