Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
STRATEGJÍK,~E mb. 1. usht. Që ka të bëjë me strategjinë, i strategjisë. Plan strategjik. U bë ndarja e detyrave strategjike. U njohën me hartat strategjike të kohës. Do të ndërmerren disa operacione strategjike.
2. Që ka rëndësi të madhe nga ana luftarake; që ka një rol kyç për arritjen e qëllimeve kryesore të një lufte. Vend (pozicion) strategjik. Pikë (pozitë) strategjike. Rrugë strategjike. Lëndë të para strategjike. Rezervat strategjike të ushtrisë.
3. Që u përket njësive të mëdha luftarake me komanda të pavarura e me rreze të gjerë veprimi. Aviacioni strategjik. Aeroplanët strategjike.
4. Që lidhet me drejtimin dhe me qëllimin kryesor e të përgjithshëm të një grupi shoqëror për një periudhë pak a shumë të gjatë. Udhëheqja strategjike. Qëllimi strategjik. Hartimi i planeve strategjike.
STRATEGJIKÍSHT ndajf. Nga pikëpamja strategjike. Vend strategjikisht i mbrojtur. Sulm i përgatitur mirë strategjikisht. Do të kundërvepronte stategjikisht. U tërhoq strategjikisht.
Shfaq përkufizimin e plotë →STRATÉG,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ushtarak specialist në fushën e strategjisë; komandant që drejton veprime të gjera luftarake të njësive të mëdha ushtarake. Strateg ushtarak. Ishte një…
Shfaq përkufizimin e plotë →STRATEGJÍ,~A f. sh. ~, ~TË 1. usht. Arti dhe shkenca e përgatitjes dhe e drejtimit të veprimeve të gjera luftarake me njësi të mëdha ushtarake ose të luftës në tërësi. Strategjia u…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë