Fjalori
STRAPAC

STRAPÁC,~I m., bised. Lodhje e madhe. Kishte kaluar një strapac. Nuk e përballonte një strapactillë. Strapacin e kalonte se ishte i ri. Nuk doja t’i shkaktojashumë strapac.
Sin.: kapitje, mundim, stërmundim, rropatje, vuajtje.


Rezultate të ngjashme

►STRAPAC/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR bised., vetv. Lodhem shumë. Strapacohet kur i vijnë miq. U strapacova pak, por tani kaloi. Jeni strapacuar në këtë udhëtim të gjatë. Nuk duhet …

Shfaq përkufizimin e plotë →

STRAPAC/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR bised., kal. E lodh shumë. Strapacoj veten. Ti nuk më strapacon aspak. Nuk dua të të strapacoj më shumë. Të kërkoj falje se të kam strapacuar.Sin.: shk…

Shfaq përkufizimin e plotë →

STRAPACÚAR (i, e) mb., bised. Që është strapacuar. Njeri i strapacuar. Nuk ishte shumë i strapacuar. Gruaja e strapacuar nuk ankohej. Djali i strapacuar nuk e ndalte punën. Sin.:

Shfaq përkufizimin e plotë →

STRAPADHÓSUR (i, e) mb. 1. Që është i pahair. Burrë i strapadhosur. Kishte një djalë të strapadhosur. Vajza e strapadhosur vazhdonte të sillej keq. E ç’mund të prisje nga këta njer…

Shfaq përkufizimin e plotë →

STRAPÁLL/Ë,~A f. 1. Mot i ftohtë, ditë me mot të ftohtë. Strapallë e madhe. Strapallë si sivjet kishin kohë pa parë. Kishin marrë masa për të përballuar strapallën. Nuk mund të udh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.