Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
STRANGULÍS vep., ~A, ~UR kal. Ndrydh. Strangulis kyçin nga pakujdesia. E strangulisi keq. Kujdes se do ta strangulisësh këmbën. Strangulisi krahun.
✱Sin.: ndrydh, përndrydh, ndërlik, përdredh.
►STRANGULÍS/ET jovep., ~ (u), ~UR vetv., vet. v. III Ndrydhet. Stranguliset dora. Kyçi ishte strangulisur keq. Këmbët e futbollistëve strangulisen shpesh. Mban mbrojtëse që të mos …
Shfaq përkufizimin e plotë →STRANGULÍSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur strangulis a stranguliset; ndrydhje. Strangulisje e lehtë. Kishte pësuar strangulisje. Do të bënte ca ditë pushim se kishte një strangul…
Shfaq përkufizimin e plotë →STRANGULÍSUR (i, e) mb. Që është strangulisur; i ndrydhur. Kyç i strangulisur. Dorën e strangulisur nuk duhet ta lëvizte fare. Nuk mbështetej dot në këmbën e strangulisur. U bënte …
Shfaq përkufizimin e plotë →STRANGÁLL,~E mb. Që është i dehur tapë. Njeri strangall. Burri strangall nuk ecte drejt. Nuk i dhanë më të pinte djalit strangall.
Shfaq përkufizimin e plotë →STRANGÚJ,~I m. sh. ~, ~TË ushq. Topth brumi i zier. Përgatiti disa stranguj. Kishte mësuar të bënte stranguj. Strangujtë i pëlqenin shumë.
Shfaq përkufizimin e plotë →STRÁNG/ËL,~LA f. sh. ~LA, ~LAT 1. Arnë e veshjes. Pantallona me strangla në gjunjë. Nuk i fshihte stranglat e rrobave. Nëna i kishte bërë kaq mirë stranglat. Nuk kishte rëndësi se …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë