Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
STRAMISTRÉC,~EI mb., bised. Që është shumë i shkurtër. Djalë stramistrec. Kujt i ngjau ky fëmijë stramistrec!
✱Sin.: shkurtabiq, i shkurtër, burrac, burrec, burravogël, mic, xhuxh, xhuxhmaxhuxh, xhuxhumak, bërçuk, picërrak, picorr, picirruk, picingul, çufrak, rrumaduc, cung, i vocërr, i vockël.
STRAMISTRÉC,~III m. sh. ~Ë, ~ËT bised. Djalë shumë i shkurtër. Stramistreci ishte i zgjuar. Stramistrecat e klasës.
✱Sin.: shkurtabiq, burrac, burrec, buburrec, burravogël, mic, xhuxh, njerith, xhuxhmaxhuxh, xhuxhumak, herr, bërçuk, cumrak, picërrak, picorr, picirruk, minuk, çufrak, rrumaduc, rrëgjukull, fiçor.
STRAMISTRÉC/E,~JA f. sh. ~E, ~ET bised. Vajzë shumë e shkurtër. I kishin thënë gjithmonë stramistrece.✱Sin.: shkurtabiqe, shkurtalaqe, shkurtaqe, xhuxhe, xhuxhmaxhuxhe, xhuxhumake,…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë