Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
STOMÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT anat. Pjesa kryesore e aparatit tretës te njeriu dhe te kafshët, që ndodhet në pjesën e sipërme të barkut, fill pas kapërcellit dhe që ka trajtën e një traste muskulore, në të cilën bluhet ushqimi. Stomaku i njeriut. Ishin dëmtuar muret e stomakut. Lëngjet e stomakut. Kishte dhembje stomaku. Kam një rëndim të lehtë në stomak. Nuk ia duron stomaku ushqimet e thata.
✱Sin.: lukth, mide, mullë, mullëz, zgrof, zgorkë, plëndës, bark.
♦ M’u ngrit stomaku *përpjetë (nga dikush a nga diçka). S’ma tret (s’ma honeps) stomaku (diçka) nuk e duroj dot diçka, nuk mund ta pranoj, nuk mund të pajtohem me të; është e pabesueshme, është gënjeshtër ose diçka tjetër e keqe, që nuk e honeps a nuk e gëlltit dot; s’ma tret mideja.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë