Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
STOÍK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET fig. Ajo që u bën ballë me durim e me gjakftohtësi fatkeqësive, sprovave dhe vështirësive të jetës. Stoiket dhanë mesazh sublim.
STOÍK,~E mb. 1. filoz. Që ka të bëjë me doktrinën e stoicizmit, i stoicizmit. Pohime të filozofit stoik. Filozofia stoike e Senekës. Përfaqësues i filozofisë dhe mendimit stoik.
2. fig. libr. Që përballon me durim e gjakftohtësi fatkeqësitë, sprovat e vështirësitë e jetës dhe dhembjet; që është veti e stoikut. Grua stoike. Mbajtën një qëndrim stoik. Rezistoi në mënyrë stoike. Njeriu stoik që la gjurmë.
STOÍK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. filoz. Ithtar i stoicizmit. Stoikët grekë (romakë). Veprat e stoikëve. Kundërshton parimet e stoikëve.
2. fig. libr. Ai që u bën ballë me durim e me gjakftohtësi fatkeqësive, sprovave dhe vështirësive të jetës. Durim prej stoiku. Qëndroi si stoik para dhembjeve. Stoikë të tillë janë të rrallë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë