Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
STÍSJ/E, ~A f. sh. ~E, ~ET bised. 1. Veprimi kur stis a stisem. U strehuan në një stisje. Fëmijët i ndërtonin kaq bukur stisjet.
2. Sajimi i gjërave të paqena, thurja e diçkaje me qëllime të këqija. Stisje e skenarë të përgatitur. Procesi ishte një stisje. Gjithçka ishte një stisje e ndryrë.
3. Veshja me gjëra të bukura. Stisje me shije. Bënte gjithmonë një stisje elegante. E përgëzuan për stisjen.
✱Sin.: zanafillë, krijim, përftim, sajim, sajesë, sendërgjim, ngjizje, fantazi, e paqenë, gjepur, gënjeshtër, shpifje, shpikje, bisht, shtojcë, stolisje.
STIS vep., ~A, ~UR bised., kal. 1. Ndërtoj a ngre diçka, zakonisht me mjete të rastit. Stisi një shtëpi në fund të oborrit. Kishin stisur një karrocë të vogël.
2. Hartoj a thur diçka, zakonisht aty për aty. Stisi një këngë. I pëlqente të stiste vargje. Stisën një titull.
3. Sajoj gjëra të paqena, thur diçka me qëllime të këqija. Stiste gënjeshtra (shpifje). Kishte stisur një plan djallëzor. Kishin stisur një histori të paqenë.
✱Sin.: nxjerr, trilloj, shpif.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë