Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
STIMULÚES,~E mb. 1. Që bën të shtohet e të gjallërohet veprimtaria e dikujt a e diçkaje; nxitës, shtytës. Politika stimuluese. U morën masa stimuluese. Vendosja e normave stimuluese.
2. biol. Që nxit a përmirëson veprimtarinë e një organi etj.; që shpejton rritjen e zhvillimin. Barna stimuluese. Mjekime stimuluese. Po ndjek një terapi stimuluese. Lojëra stimuluese për zhvillimin e gjuhës.
STIMULÚES,~I m. sh. ~, ~IT biol. Ai që nxit a përmirëson veprimtarinë e një organi etj.; që shpejton rritjen e zhvillimin. Dobia e stimuluesve për bimët. Stimuluesit biologjikë të lulëzimit. Stimuluesit e veprimtarisë nervore. Kafeina është një stimulues i fortë për trupin.
STÍMU/L,~LI m. sh. ~J, ~JT Mjet a shkak që nxit për ta gjallëruar një veprimtari ose që shtyn dikë për të punuar më me vrull. Stimul i vazhdueshëm. Stimuj moralë. Do të jetë një st…
Shfaq përkufizimin e plotë →STIMULÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur stimuloj a stimulohem. Stimulimi i prodhimeve vendore. Stimulimi i punës kërkimore. Stimulimi i pjesëmarrjes së pakicave në vendimmarrje. …
Shfaq përkufizimin e plotë →►STIMUL/ÓHEM jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e STIMULÓJ. Duhet të stimulohet prodhimi vendas. Stimulohen investimet në zonat rurale. Në mënyrë që të stimulohet pjesëmarrja e rinisë.
Shfaq përkufizimin e plotë →STIMUL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. Nxit për ta gjallëruar e shtuar një veprimtari duke shtuar mjetet e duke krijuar kushte më të mira. Stimuloj prodhimin vendas. Stimulon punën kër…
Shfaq përkufizimin e plotë →STIMULÚAR (i, e) mb. Që është stimuluar; që është nxitur a shtyrë me anë të stimujve. Personat e stimuluar. Po punonte me punonjës të stimuluar. Ndërtuar brenda zonës së stimuluar.…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë