Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
STILIZÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur stilizoj a stilizohet. Stilizimi i valleve popullore. Stilizim për qëllime satirike. Stilizim i gjuhës së shkrimtarëve të vjetër.
2. Vepër e përpunuar, që ka ruajtur disa tipare themelore e veçori dalluese të mëparshme a që imiton veçoritë e një stili të caktuar. Është stilizim. Kemi të bëjmë me një stilizim të këngëve popullore.
►STILIZ/ÓHET jovep., ~ÓVA (u), ~ÚAR pës. e STILIZÓJ. Teksti ishte stilizuar me figura të veçanta letrare.
Shfaq përkufizimin e plotë →STILIZ/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. I jap tiparet dalluese të një stili të caktuar; imitoj stilin, veçoritë e gjuhës, të mjeteve shprehëse të një shkrimtari, të një mjedisi a epoke …
Shfaq përkufizimin e plotë →STILIZÚAR (i, e) mb. Që është stilizuar; që është përpunuar e që ruan disa tipare themelore a veçori dalluese të origjinalit. Ishte një vepër e stilizuar. Pikturë e stilizuar. Vesh…
Shfaq përkufizimin e plotë →STILIZÚES,~E mb. Ai që stilizon një krijim ose punim artistik. Piktori stilizues. Poete stilizuese.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë