Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
STEREOFONÍ,~A f., fiz. Efekt tingullor i përftuar nga përdorimi i dy mikrofonave dhe dy kanaleve transmetues. Teknikët kontrolluan funksionimin e stereofonisë.
STEREOFONÍK,~E mb., fiz. Që përshkruan cilësinë e tingullit në një sistem audio. Format sterofonik. Një prodhues tingujsh stereofonikë. Audio stereofonike.
Shfaq përkufizimin e plotë →STÉREO,~JA f. sh. ~, ⁓T Sistem audioje që përdor dy ose më shumë burime për të krijuar një efekt akustik të caktuar. E kishin lidhur me stereon. Stereoja përforcoi sistemin e zërit…
Shfaq përkufizimin e plotë →STÉREO- fjalëform. Pjesë e parë e fjalëve të përngjitura, si: stereofoni, stereologji etj.
Shfaq përkufizimin e plotë →STEREOGRÁF,~I m. sh. ~E, ~ET Çift imazhesh stereoskopike që japin përshtypjen e pamjes tredimensionale kur shihen me stereoskop ose me syze të posaçme. Stereografi krijoi një përma…
Shfaq përkufizimin e plotë →STEREOGRAFÍ,~A f. Teknikë e krijimit të përshtypjes së një imazhi tredimensional me anë të stereografit. Njohja e stereografisë është thelbësore për të kuptuar perceptimin e hapësi…
Shfaq përkufizimin e plotë →STEREOGRAFÍK,~E mb. Që ka të bëjë me stereografinë; i stereografit. Përmirësimi i teknologjisë stereografike mund t’i bëjë filmat më realistë. Imazhet stereografike krijojnë një pë…
Shfaq përkufizimin e plotë →STEREOGÝP,~I m. sh. ~A, ~AT Pajisje vëzhgimi. Vëzhgim me stereogyp. Pamjet e stereogypit. Cilësia e imazheve të stereogypit.
Shfaq përkufizimin e plotë →STEREOLOGJÍ,~A f., mat. Degë e matematikës dhe statistikës që studion vetitë tredimensionale të sendeve ose lëndës që normalisht shihet me dy përmasa. Metodat e stereologjisë përdo…
Shfaq përkufizimin e plotë →STEREOLOGJÍK,~E mb. Që ka të bëjë me stereologjinë; i stereologjisë. Studimi stereologjik. Analizat stereologjike. Metodat stereologjike.
Shfaq përkufizimin e plotë →STEREOMETRÍ,~A f. 1. Pjesë e gjeometrisë, që studion figurat dhe trupat gjeometrikë në hapësirë. Nxënësit kishin vështirësi për të zgjidhur problemat e stereometrisë. Studimi i ste…
Shfaq përkufizimin e plotë →STEREOMETRÍK,~E mb. Që lidhet me stereometrinë, i stereometrisë. Llogaritjet stereometrike ishin shumë të sakta. Problemat stereometrike ishin të vështira për t’u zgjidhur.
Shfaq përkufizimin e plotë →STEREOMÉT/ËR,~RI m. sh. ~RA, ~RAT fiz. Aparat për matjen e tërheqjes së rëndesës specifike ose për matjen e trupave të ngurtë. Me ndihmën e stereometrit ata arritën të përcaktonin …
Shfaq përkufizimin e plotë →STEREOSKÓP,~I m. sh. ~Ë, ~ËT fiz. Aparat optik me dy synorë, që përdoret për të krijuar përshtypje tredimensionale të dy fotografive të së njëjtës skenë që fotografohet nga kënde p…
Shfaq përkufizimin e plotë →STEREOSKOPÍ,~A m., fiz. Teknikë që përdoret për të përftuar përshtypje tredimensionale për objekte me dy përmasa. Studimet e stereoskopisë. Imazhet e krijuara nga stereoskopia. Për…
Shfaq përkufizimin e plotë →STEREOSKOPÍK,~E mb., fiz. Që lidhet me stereoskopinë; i stereoskopit. Teknikat e veçanta stereoskopike. Imazhet stereoskopike. Punime stereoskopike. Filma stereoskopikë.
Shfaq përkufizimin e plotë →STEREOTÍP,~E mb. 1. Që përsëritet vazhdimisht pa asnjë ndryshim; që ka të bëjë me një ide të ngulitur e të thjeshtëzuar për një njeri a send. Figurë stereotipe e imazhit femëror të…
Shfaq përkufizimin e plotë →STEREOTÍP,~II m. sh. ~A, ~AT shtypshkr. Formë prej plumbi ose prej lënde tjetër, e cila derdhet si kopje e lëndës së radhitur dhe përdoret në makinat e shtypit për botime me tirazh…
Shfaq përkufizimin e plotë →STEREOTÍP,~III m. sh. ~A, ~AT 1. Lidhje e qëndrueshme nervore, që formohet në koren e trurit nga veprimi i ngacmuesve të përsëritur dhe që sjell një mënyrë të caktuar veprimi a sje…
Shfaq përkufizimin e plotë →STEREOTIPÍ,~ AI f., shtyp. Teknikë e të shtypurit me stereotipa. Përdorën stereotipinë për të krijuar format e duhura. Gjatë procesit të stereotipisë u shfrytëzua e gjithë lënda pl…
Shfaq përkufizimin e plotë →STEREOTIPÍ,~AII f., psikol. Çrregullimi psikomotor që shfaqet me prirjen për të mbajtur të njëjtin qëndrim (për një kohë veçanërisht të gjatë ose për të përsëritur një akt të caktu…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë