Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
STENOGRAF/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Shkruaj fjalët e dikujt shpejt a hedh në letër diçka me stenografi. Stenografoi bisedën. Materialet e konferencës ishin stenografuar në mënyrë të detajuar.
STENOGRÁF,~II m. sh. ~Ë, ~ËT Makinë me tastierë që përdor simbole në vend të fjalëve, fjalive dhe shkronjave. Mënyra e funksionimit të stenografëve ishte e thjeshtë. Në kursin spec…
Shfaq përkufizimin e plotë →STENOGRÁF,~III m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që di stenografinë dhe që e përdor atë në punën e përditshme. Ai ishte stenografi më i shpejtë i sektorit. Punon si stenograf prej kohësh.
Shfaq përkufizimin e plotë →STENOGRÁF/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që di stenografinë dhe që e përdor atë në punën e përditshme. Stenografe e zonja. Ajo punon si stenografe pranë gjykatës së rrethit.
Shfaq përkufizimin e plotë →STENOGRAFÍ,~A f. 1. Mënyrë për të shkruar me shpejtësi ligjërimin e dikujt, duke përdorur shkurtime të thjeshtuara për fjalët dhe shenja të posaçme. Shenjat e stenografisë. Mban (m…
Shfaq përkufizimin e plotë →STENOGRAFÍK,~E mb. Që ka të bëjë me stenografinë, i stenografisë; që është mbajtur me anë të stenografisë. Shenja të posaçme stenografike. Regjistrimi stenografik i bisedave formal…
Shfaq përkufizimin e plotë →STENOGRAFÍM,~I m. Veprimi kur stenografoj a stenografohet. Sekretari realizoi stenografimin e fjalimit. Stenografimi i ligjëratave po thjeshtësohej edhe më shumë me futjen e aparat…
Shfaq përkufizimin e plotë →►STENOGRAF/ÓHET jovep., ⁓ÚA (u), ~ÚAR pës. e STENOGRAFÓJ. Ligjërata u stenografua dhe u arkivua që atë ditë. Do të stenografohej biseda mes tyre, prandaj u treguan të kujdesshëm gj…
Shfaq përkufizimin e plotë →STENOGRÁM,~I m. sh. ~E, ~ET Tekst i shkruar me stenografi. Stenogrami i raportit u analizua nga ekspertët. Iu kërkoi një stenogram të përmbledhur të fjalimit.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë