Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
STÉK/Ë,~AI f. sh. ~A, ~AT 1. Shkop i gjatë dhe i drejtë, që vjen duke u holluar në majë, ku ka një tapë sholle, me të cilin goditen bilat në lojën e bilardos. Para ndeshjes i kishin rreshtuar stekat e bilardos pranë tavolinës së lojës. Lojtari me një goditje të stekës e përfundoi lojën. Herë pas here lojtarët lyenin stekën me shkumës.
2. sport. Shkop i hollë prej druri ose metali, që vihet në një lartësi të caktuar në dy mbështetëse për ta kapërcyer pa e rrëzuar në kërcim së larti ose në kërcim me shkop; thupër. Me shumë mundim e kapërceu stekën. Lojtari e rrëzoi stekën dhe e humbi garën. Punonjësit e pistës i ndërruan lartësinë stekës për garën e radhës.
3. sport. Secili nga të dy shkopinjtë e hollë me një rreth të vogël afër majës, që përdoren nga skitarët për t'u mbajtur e për të ecur me shpejtësi. Rrëshqitje me steka (pa steka). Ecën me steka sepse moti ishte shumë i rënduar me reshje dëbore.
4. mjek. Dërrasë ose rrip prej metali etj., që përdoret për ta mbajtur të palëvizur një kockë të thyer derisa të ngjitet; gëzhdallë. I vunë steka për ta mbajtur të palëvizshme këmbën e thyer. Ia kishin shtrënguar stekat që t’i qetësohej. Me këmbën e djathtë në steka.
✱Sin.: thupër, gëzhdallë, skërfyell, stërhell.
♦ Ngre stekën libr. i rrit kërkesat, kam kërkesa më të larta për diçka; arrij shkallë më të larta në punë, në veprimtari, në prodhim shkencor, artistik etj. Stekë bilardoje libr. shaka. njeri me trup shumë të gjatë e të hollë, kallam; shtagë arrash.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë