Fjalori
START

STÁRT,~I m. sh. ~E, ~ET 1. sport. Vija ku rreshtohen sportistët dhe prej nga nisen për të filluar një garë; vendnisje, nisje; kund. vendmbërritje, mbërritje. Sportistët u rreshtuanvijën e startit dhe u bënë gati për t’u nisur. Rreshtimi i atletëve pranë vijës së startit përfundoi dhe gara do të niste për pak minuta.
2. sport. Shenjajepet, zakonisht me një të shtënë arme ose me një lëvizjedorës, për fillimin e një gare sportive. U dha starti i nisjes së stafetës. Sa dëgjuan startin atletët u nisën me shpejtësi. Sinjali i startit njoftoi fillimin e garës me pengesa.
3. sport. Nisje a fillim i një gare sportive. Gara dukej e fituar që në start. U bënë gati për start e po prisnin sinjalin e fillimit. Dy prej atletëve ishin gati për start, të tjerët po prisnin radhën për të marrë stafetën.
4. av. Vendi ku qëndron gati për nisje dhe ku fillon ngritjen një mjet fluturues; çasti kur niset një mjet fluturues. Avioni iu soll edhe një herë qark startit, pasi priste sinjalin nga kulla e kontrollit. Aeroplanët prisninstart. U dha sinjali i startit dhe avioni shtoi shpejtësinë për t’u ngritur nga toka.
5. fig. libr. Nisje e një pune, fillim i diçkaje me rëndësi. Prezantimi i parë shërbeu si një start i mirë për projektin e përbashkët. Takimi i ndihmoikishin një startfrytshëmpunë. Ishte një start drejt sfidave të reja.
Sin.: vendnisje, fillim.


Rezultate të ngjashme

START/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. dhe jokal. Filloj; nis. Do të startonte një kapitull i ri në karrierën e tyre. Startoi emisioni më i ri në radion e qytetit. Para se të startonin gar…

Shfaq përkufizimin e plotë →

STARIFÁT,~I m. sh. ~E, ~ET etnogr. Ai që u prin krushqve që shkojnë të marrin nusen; krushkaparë. Daja i dhëndrit ishte starifati. Në gjithë atë rrëmujë të dasmës vetëm zëri i star…

Shfaq përkufizimin e plotë →

STARKÍNGE mb., kopsht. Mollë me lëkurë të kuqe të errët, tul të verdhemë në të bardhë e shumë të ëmbël. Ky varietet i mollëve starkinge ishte nga më të mirët. Mes shumë varietetesh…

Shfaq përkufizimin e plotë →

STAROSLLAVÍSHT ndajf. Në sllavishten e vjetër kishtare. Studiuesi lexonte starosllavisht për të njohur formën origjinale të teksteve të vjetra biblike. Nuk dinte të lexonte starosl…

Shfaq përkufizimin e plotë →

STAROSLLAVÍSHT/E,~JA f., gjuh. Sllavishte e vjetër kishtare. Starosllavishtja përdorej në përkthimet e teksteve biblike. E ndeshëm starosllavishten edhe në përdorimet e saj në kont…

Shfaq përkufizimin e plotë →

STÁR/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT vjet. Njësi mase, zakonisht për vajin, e barabartë me rreth njëzet okë. Vajti për të kërkuar tri stara vaj te fshatari. Kishin nxjerrë dhjetë stara vaj nga…

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.