Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
STAMPÚAR, (i, e) mb., tek. 1. Që është stampuar; është prodhuar me prerje, shtypje etj. me stampë. Veglat e stampuara do të kalonin në procesin pasardhës. Pjesët e stampuara të makinerive u ngarkuan nëpër makina për t’u shpërndarë.
2. Që është e riprodhuar në letër me pllakë metali ose gome të prerë ose të gdhendur. Të gjitha figurat e stampuara u shfaqën për vizitorët. Me fotografitë e stampuara do të organizonin një ekspozitë.
STAMP/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. spec. Prodhoj diçka duke e prerë, derdhur a shtypur sipas një stampe. Stampon vegla (lopata). I stampoi me presë.
2. spec. Ngulit shëmbëllimin e një filmi mbi një letër të posaçme me ndjeshmëri të madhe, duke e zhvilluar me lëndë kimike. I stampuan figurat e kërkuara një e nga një. Stampoi një prej filmave që i kishin dhënë.
STAMPÚES,~E mb., tek. 1. Që përdoret për të prodhuar vegla, pjesë a sende me derdhje, shtypje etj. E kishin ndryshuar përsëri formën stampuese. Të gjitha detalet u prodhuan sipas k…
Shfaq përkufizimin e plotë →STAMPÚES,~I m. sh. ~IT tek. Ai që përgatit stampa. Mjeshtëria e stampuesit ishte e dukshme në të gjitha detajet e imta të punimit. Pajisjet digjitale i ndihmojnë stampuesit për të …
Shfaq përkufizimin e plotë →STAMPÚES/E,~JA f. sh. ~E, ~ET tek. Ajo që përgatit stampa. Prej pak kohësh kishte nisur të punonte si stampuese. Aftësia e saj krijuese nisi të zhvillohej kur punonte si stampuese …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë