Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
STAMP/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. spec. Prodhoj diçka duke e prerë, derdhur a shtypur sipas një stampe. Stampon vegla (lopata). I stampoi me presë.
2. spec. Ngulit shëmbëllimin e një filmi mbi një letër të posaçme me ndjeshmëri të madhe, duke e zhvilluar me lëndë kimike. I stampuan figurat e kërkuara një e nga një. Stampoi një prej filmave që i kishin dhënë.
►STAMP/ÓHET jovep., ~UA (u), ~UAR pës., vet. v. III e STAMPÓJ. U stampuan të gjitha materialet e kërkuara.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë