Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
STAJANÍC/Ë, ~A f. sh. ~A, ~AT vjet. 1. Kujdestare e zahiresë. Ishte detyrë e stajanicës të kujdesej për të gjithë ushqimin e familjes. Në shënimet e stajanicës i gjetën të gjitha të dhënat për sasinë e ushqimeve që kishin në shtëpi.
2. Grua që shërben në stan për të bërë bulmetin; stanare. Stajanica mblodhi të gjithë qumështin e lopëve dhe e hodhi nëpër enët e posaçme. Udhëtari po shihte me kureshtje se si punonin pa u ndalur stajanicat.
STAJÁN,~I m. sh. ~Ë, ~ËT vjet. Kujdestar i zahiresë. Stajani po mblidhte prodhimet e reja për t’i sistemuar në bodrum. Ishte detyrë e stajanit të kujdesej për zahiretë e dimrit. Dy…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë