Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
STAFILOKÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Lloj bakteresh që kur shumëzohen, marrin trajtën e viles së rrushit dhe shkaktojnë sëmundje të ndryshme, si: pezmatimin e bajameve, çibanët etj. Infektimi i plagës nga stafilokokët. Nuk mundën t’i shpëtonin infeksionit të stafilokokëve. Antibiotiku që i dha mjeku në recetë do ta ndihmonte të luftonte mikrobin e stafilokokut. Nëna po i shpjegonte fëmijës luftën që bënin ilaçet me stafilokokët që i shkaktuan temperaturë.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë