Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
STÁF,~I m. sh. ~E, ~ET përmb. Grup njerëzish, personel i një institucioni, i ngarkuar me një detyrë të veçantë. Stafi i kompanisë u thirr për të zhvilluar një mbledhje të shpejtë. Stafet përkatëse do të merreshin me organizimin e veprimtarive. I gjithë stafi mori pjesë në paraqitjen përfundimtare të projektit.
STAFÉT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. sport. Garë vrapimi ose noti ndërmjet disa skuadrave, në të cilën pjesëmarrësit e ndarë në grupe përshkojnë një pjesë të caktuar të rrugës dhe ia kalo…
Shfaq përkufizimin e plotë →STAFÍDH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Rrush i thatë. Stafidhet që sollën ishin pa farë. Kishte bërë një gatim të shijshëm me stafidhe.
Shfaq përkufizimin e plotë →STAFIDHÓSUR (i, e) mb. Që është i tharë e i rrudhur. Nuk mundën t’i hanin vilet e rrushit, ishin stafidhosur e tharë së tepërmi. Frutat e stafidhosura i radhitën në enët e posaçme.
Shfaq përkufizimin e plotë →STAFILOKÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT mjek. Lloj bakteresh që kur shumëzohen, marrin trajtën e viles së rrushit dhe shkaktojnë sëmundje të ndryshme, si: pezmatimin e bajameve, çibanët etj. …
Shfaq përkufizimin e plotë →STÁF/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Secili prej dy harqeve të vegjël prej metali me paftë nga poshtë, që varen me rrip në të dyja anët e shalës ku vë këmbët kalorësi; yzengji. Kalorësi vuri k…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë