Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
STËRZGJÁT (STËRZGJÁS) vep., ~A, ~ÚR kal. 1. E zgjat së tepërmi një punë, një çështje etj.; e bëj me shumë vonesë diçka, e shtyj pa fund. I stërzgjat gjërat. E stërzgjatën dorëzimin e ndërtesës.
2. Them ose shkruaj diçka me shumë fjalë e në mënyrë tepër të hollësishme, e zgjat sa e teproj një bisedë a diçka të shkruar. E kishte stërzgjatur detyrën. E stërzgjati fjalimin dhe të gjithë u lodhën.
✱Sin.: zgjat, tejzgjat.
STËRZGJÁTJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur stërzgjat; zgjatje e tepruar. Stërzgjatja e bisedës ishte e tepërt. Stërzgjatja e shfaqjes i lodhi të pranishmit. Stërzgjatjet e monologë…
Shfaq përkufizimin e plotë →STËRZGJÁTUR (i, e) mb. Që është i zgjatur së tepërmi. Bisedës së stërzgjatur i kishte ardhur fundi. Fjala e stërzgjatur bëri që të pranishmit ta humbnin interesin.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë