Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
STËRPÍ,~A f., bised., mjek. Dobësim, rrëgjim dhe mpirje e organeve a e indeve të veçanta të organizmit për shkak se u mungon ushqimi ose për shkak se qëndrojnë pa vepruar për një kohë të gjatë; atrofi. Pas një regjimi të gjatë, ai vuri re një stërpi të muskujve të këmbëve. Një dietë e varfër në substanca ushqyese, i shkaktoi një stërpi të thellë.
STËRPÍC/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Kurth a çark për minj. I shpërndanë stërpicat në të gjithë bodrumin. Nuk kishin kapur asgjë stërpicat.
Shfaq përkufizimin e plotë →STËRPÍJ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT bot. (lat. Antrhiscus cerefolium) Bimë barishtore njëvjeçare me kërcell të hollë, me fletë treshe të holla, me erë të këndshme dhe lulesë si çadër në ma…
Shfaq përkufizimin e plotë →STËRPÍK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT Filiz që lëshon druri afër rrënjës. I morën stërpikët e lisit për t’i mbjellë në një vend tjetër. Stërpikët e hardhisë sapo kishin bulëzuar. ✱Sin.: filiz…
Shfaq përkufizimin e plotë →STËRPÍK,~UII m. sh. ~Ë, ~ËT fig. Pasardhës i një familjeje, pinjoll. Është stërpiku i një familjeje të njohur. Po sillej si një stërpik i denjë i atij fisi të madh.✱Sin.: pinjoll, …
Shfaq përkufizimin e plotë →STËRPÍKI vep., ~A, ~UR kal. 1. Lag lehtë përsipër duke i hedhur pikla uji a lëngu tjetër; spërkat. Stërpiku dërrasat me bojë. Stërpik murin me gëlqere. Gruaja stërpiku pantallonat …
Shfaq përkufizimin e plotë →STËRPÍKII vep., ~A, ~UR 1. kal. E nxjerr përpajnë, përpajnoj. Stërpik hardhinë. 2. jokal., vet. v. III Nxjerr filiza afër rrënjës. Lisi stërpiku. Kishte stërpikur ulliri me degë të…
Shfaq përkufizimin e plotë →►STËRPÍK/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv. Bëhem me pikla uji a të një lëngu tjetër, me pikla balte etj., që përhapen me vrull; spërkatem. U stërpikëm duke ecur nëpër llucë.2. pës. e…
Shfaq përkufizimin e plotë →STËRPÍKJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur stërpik a stërpikem; rënie e piklave të ujit a lëngu tjetër, balte etj. në diçka. Stërpikje me bojë (ujë, baltë). Stërpikja me gëlqere.
Shfaq përkufizimin e plotë →STËRPÍKUR (i, e) mb. I lagur; i mekëtuar. Djali i stërpikur u fut në një strehë të mbrohej nga shiu. Nga xhamat e stërpikur nuk dukej asgjë.
Shfaq përkufizimin e plotë →STËRPÍK/Ë,~A f. kryes. sh. ~A, ~AT Secila nga piklat e ujit a të një lëngu, të baltës etj. që shpërndahen me vrull ose që përplasen mbi diçka; stërkitë. Makina kaloi me shpejtësi d…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë