Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
STËRMADHÍM,~I m. sh. ~E,~ ET Veprimi kur stërmadhoj; fryrje e tepërt e gjërave. Fol pa stërmadhime!
STËRMÁDH (i, e) mb. Që ka përmasa të jashtëzakonshme, shumë i madh. Në periferi të qytetit dalluan një ndërtesë të stërmadhe. I ngriti peshat me ato duart e tij të stërmëdha. E shq…
Shfaq përkufizimin e plotë →STËRMADH/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. E zmadhoj jashtë mase; i jap rëndësi të tepruar diçkaje të vogël, i zmadhoj, i fryj tepër gjërat e vogla. I stërmadhon gjërat. Mos i stërmadho pun…
Shfaq përkufizimin e plotë →STËRMADHÚAR (i, e) mb. Që është i zmadhuar jashtë mase. Po shihnin në ekran objektin e stërmadhuar. Trupi qiellor ishte stërmadhuar duke iu afruar Tokës.
Shfaq përkufizimin e plotë →STËRMÁK,~E mb. 1. Që është i ngathët; ngalakaq. Njeri stërmak. Plak stërmak.2. Që është mëngjarash. Djali stërmak e gjuajti topin me këmbën e majtë. Gruaja stërmake e priste bukën …
Shfaq përkufizimin e plotë →STËRMÁK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që është i ngathët. Stërmakut i binin gjërat nga dora. 2. Mëngjarash. Stërmaku mbante pozicionin e majtë gjatë lojës.✱Sin.: sollak, sallak, çollak.
Shfaq përkufizimin e plotë →STËRMÁK/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Ajo që është e ngathët. Stërmakja punonte shumë ngadalë. 2. Mëngjarashe. Stërmakja qëndiste shumë bukur.✱Sin.: sollake, sallake, çollake.
Shfaq përkufizimin e plotë →STËRMÁS,~I f. sh. ~E, ~ET tekst. Pëlhurë e trashë pambuku për këllëf dysheku. E mbuloi me stërmas. Stërmasi ishte tretur e duhej ndërruar.
Shfaq përkufizimin e plotë →STËRMÁT vep., ~A, ~UR kal. Mat disa herë (diçka). E stërmatën sipërfaqen e tokës që duhej mbjellë.
Shfaq përkufizimin e plotë →►STËRMÁT/EM jovep., ~A(u), ~UR vetv. Matem shumë herë para se të bëj diçka. U stërmat para se të fliste. Para se të vepronin u stërmatën e diskutuan gjatë.
Shfaq përkufizimin e plotë →STËRMÁZ/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT Lopë që nuk ka pjellë dy vjet rresht, por vazhdon të ajpë qumësht. Në stallë kishte dy stërmaza. Kishin nxjerrë në kullotë stërmazën.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë