Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
►STËRHOLL/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR vet. v. III 1. vetv. Bëhet më i hollë, më i përsosur a më i ndjeshëm. Me kalimin e kohës stërhollohen shijet. I stërhollohet mendja.
2. pës. e STËRHOLLÓJ.
STËRHOLLÍ,~A f. sh. ~TË Hollësi e tepërt. Biseda u bë e lodhshme nga gjithë ato stërholli që tha. Stërhollia e bisedës dhe detajet që dha, patën efektin e kundërt tek të pranishmit…
Shfaq përkufizimin e plotë →STËRHOLLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET 1. Veprimi kur stërholloj a stërhollohet; përpunimi ose zhvillimi jashtë mase, për ta bërë sa më të hollë, më të përsosur a më të ndjeshëm (një aftësi,…
Shfaq përkufizimin e plotë →STËRHOLL/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. E përpunoj, e stërvit dhe e zhvilloj për ta bërë më të hollë, më të përsosur a më të ndjeshëm (për një aftësi a ndjenjë). Pamja e pikturave në …
Shfaq përkufizimin e plotë →STËRHOLLÚAR (i, e) mb. 1. Që është përpunuar a zhvilluar jashtë mase, sa e ka humbur karakterin e natyrshëm, tepër i kërkuar. Kishte një shije të stërholluar. Sjellja e saj e stërh…
Shfaq përkufizimin e plotë →STËRHÓLLË (i, e) mb. 1. Tepër i hollë. Fijet e telit ishin të stërholla. 2. fig. Mendjemprehtë. Djalë me mendime të stërholla. I vlerësonte bashkëbiseduesit me gjykim të stërhollë.…
Shfaq përkufizimin e plotë →STËRHÓLLËS,~I m. sh. ~IT Ai që i stërhollon gjërat, që e tjerr tepër hollë muhabetin, që e ndan qimen katërsh. Stërhollësi erdhi përsëri për të debatuar.
Shfaq përkufizimin e plotë →STËRHÓLLËS/E,~JA f. sh. ~E,~ ET Ajo që i stërhollon gjërat, që e tjerr tepër hollë muhabetin, që e ndan qimen katërsh. Edhe stërhollësja mungonte, tani do të ngatërroheshin gjërat.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë