Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
STËRGJÝSH/E,~JA f. sh. ~E, ~ET Nëna e gjyshes ose e gjyshit. Nuk i kishte njohur stërgjyshet. Arriti të bëhej gjyshe e stërgjyshe. Ishte i lumtur që jetonte me stërgjyshen.
✱Sin.: gjyshstërgjyshe, katragjyshe, tregjyshe, paraardhëse, pararendëse, paranike.
STËRGJÁTË (i, e) mb. 1. I gjatë jashtë mase, tepër i gjatë; që zgjatet shumë; gjataman. U afrua ngadalë me ato këmbë të stërgjata si lejlek. Kishin dalë nga një mbledhje e stërgjat…
Shfaq përkufizimin e plotë →STËRGJÍ,~A f. sh. ~, ~TË bot. (lat. Aristolochia rotunda) Bimë barishtore me rrënjë të trasha e të tulta, me kërcell të padegëzuar, me gjethe të përkundërta në trajtë zemre, me lul…
Shfaq përkufizimin e plotë →STËRGJÝSH,~I m. sh. ~ËR, ~ËRIT dhe ~A, ~AT 1. Babai i gjyshit ose i gjyshes. E kishte stërgjysh nga babai. U bë stërgjysh. 2. vet. sh. Brezat që kanë jetuar para nesh; paraardhësit…
Shfaq përkufizimin e plotë →STËRGJYSHÓR,~E mb., lart. Që u përket stërgjyshërve, që ka të bëjë me të parët e lashtë të një populli; i stërgjyshërve, i të parëve tanë. Trualli stërgjyshor. Vatra stërgjyshore. …
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë