Fjalori
STËRFLOK

STËRFLÓK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Thërijë, ergjëz. Fëmijët ishin mbushur me stërflokë. Nuk po ia hiqte dot stërflokët.

STËRFLOK

STËRFLÓK vep., ~A, ~UR kal. 1. Ngatërroj, shprish (flokët). Era po e stërflokte vajzën.
2. fig. Ngatërroj një punë, pështjelloj diçka. E stërfloku keq punën. Nuk mundi të pajtohej me të, kishte stërflokur gjithçka.


Rezultate të ngjashme

STËRFLÓKËS,~E mb. Që është ngatërrestar. Natyra e tij stërflokëse i kishte krijuar gjithmonë probleme.

Shfaq përkufizimin e plotë →

STËRFLÓKËS,~I m. sh. ~IT Ngatërrestar. Mes gjithë bisedave do të dilte stërflokësi. Stërflokësit pasi trazuan gjithë grupin, u larguan me zhurmë.

Shfaq përkufizimin e plotë →

STËRFLÓKËS/E,~ JA f. sh. ~E,~ ET Ngatërrestare. Stërflokësja përzihej në çdo vend. Sjellja prej stërflokëseje nuk i shkonte për shtat.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.