Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SQÚFUR,~I m., kim. Element kimik, jometal, shumë i përhapur në natyrë, me ngjyrë të verdhë si të limonit, i thërrmueshëm, që ndizet lehtë e kur digjet lëshon erë të rëndë dhe që përdoret gjerësisht në industrinë kimike, në mjekësi etj. (simboli S). Në laborator ishte përhapur një re squfuri me erë të rëndë. Avujt e squfurit që u krijuan pas eksperimentit ishin shumë të dëmshëm. Fermeri spërkati hardhitë me tretësirë squfuri.
♦ Mbeta squfur nuk kam më as para as pasuri, jam fare pa gjë; mbeta kripë; mbeta teneqe. Me squfur e katran me gjithë më të këqijat; katran me bojë.
SQUFURÍM,~I m. sh. ~E, ~ET Veprimi kur squfuroj a squfurohet. Squfurimi i vreshtave (i hardhive) bëhet para se të çelin lulet. Procesi i squfurimit i mbron hardhitë nga sëmundjet d…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SQUFUR/ÓHET jovep., ~ÚA (u), ~ÚAR pës. e SQUFURÓJ. Bima duhet të squfurohet që të jetë e mbrojtur.
Shfaq përkufizimin e plotë →SQUFUR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. Spërkat me squfur hardhitë ose pemët e tjera për t'i mbrojtur nga disa sëmundje. Çdo pranverë fermerët i squfurojnë vreshtat. Ai prashiti dhe squfur…
Shfaq përkufizimin e plotë →SQUFURÓR,~E mb. Që përmban squfur, sulfuror. Banjat termale kanë ujëra dhe burime squfurore. Shtresa squfurore ishte e konsiderueshme.
Shfaq përkufizimin e plotë →SQUFURÓS vep., ~A, ~UR kal. Trajtoj me tretësirë squfuri sipërfaqe të caktuara bimësh e pemësh. Squfurosni gjithë këtë pjesë të kodrës, - theksoi agronomi. Atë ditë kishin squfuros…
Shfaq përkufizimin e plotë →►SQUFURÓSET jovep., ~ (u), ~UR pës. e SQUFURÓS. Dëmtimi i vreshtave po vazhdonte, edhe pse ajo sipërfaqe u squfuros. Të gjitha pjergullat do të squfuroseshin ditët në vijim.
Shfaq përkufizimin e plotë →SQUFURÓSJ/E,~A f. sh. ~E, ~ET Veprimi kur squfuros a squfuroset. Squfurosja e rregullt e vreshtave i mbronte ato nga dëmtimi. Fermerët do të merreshin me squfurosjen e pjergullave …
Shfaq përkufizimin e plotë →SQUFURÓSUR (i, e) mb. Që është squfurosur. I shënuan të gjithë drurët e squfurosur. Gjethet e pemëve të squfurosura kishin një shtresë të hollë që i mbronte nga sulmi i insekteve.
Shfaq përkufizimin e plotë →SQÚFURT (i, e) mb. Që është bërë me squfur; që përmban squfur. Material i squfurt. Shkrepëse të squfurta.
Shfaq përkufizimin e plotë →SQUFURÚAR (i, e) mb. Që është squfuruar. Tretësira e squfuruar do t’u hidhej të gjitha bimëve të dëmtuara. Vreshtat e suqfuruar kishin filluar të gjallëroheshin.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë