Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SQAR/ÓJ vep., ~ÓVA, ~ÚAR kal. 1. vet. v. III E bën të qartë a të kthjellët, e kthjellon. Kjo erë e sqaroi motin.
2. E bëj të qartë dhe të kuptueshme diçka të vështirë a të errët; jap shpjegime me të hollësishme për një veprim, ngjarje etj., ndriçoj. E sqaroi çështjen (problemin). I sqaroi për gjendjen.
3. I tregoj rrugën e drejtë dhe i bëj të qarta idetë e pikëpamjet; mënjanoj keqkuptimet a paqartësitë që dalin për një punë, një çështje etj. Mbeten për t'u sqaruar edhe disa probleme të rëndësishme.
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë