Fjalori
SQAQEM

SQÁQ/EM jovep., ~A (u), ~UR 1. vetv., veta III. Bëhet i butë si qull, squllet. Ishte sqaqur gjella (mishi, peshku).
2. vetv. Ligështohem shumë dhevaren mishrat (nga një sëmundje etj.); fig. lodhem shumë, rraskapitem, këputem. Ishte sqaqur fare.
3. pës. e SQAQ.
Sin.: zbutem, zbruhem, ligem, qullet, qulltohet, flashket.


Rezultate të tjera nga lematizimi ose nga ngjashmëria me formën përfaqësuese: SQAQ
SQAQ

SQÁQ vep., ~A, ~UR kal. 1. E bëj shumëbutë një ushqim duke e gatuar, e zbut mirë diçka duke e lënë në ujë etj.; zbut, squll. E sqaqi mishin. E sqaqin lirin (kërpin) në ujë.
2. vet. v. III E ligështon shumë dikë dhe e bën t'i varen mishrat; fig. e lodh, e këput, e rraskapit. E ka sqaqur sëmundja.
3. E rrah keqas dikë, ia zbut kurrizin, e zbruj. Djalin e kishin sqaqur shumë.
Sin.: rraskapit, ligështoj, flashk, rraskapit, lodh.

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.