Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SPIRITÍZ/ËM,~MI m. 1. Besimi se mund të vendosen lidhje e të bisedohet me shpirtrat e të vdekurve; mënyrat e mjetet që përdoren për të treguar se është vendosur një lidhje e tillë. Bisedat gjatë spiritizmit ishin të frikshme. Seanca e spiritizmit dha efektet e saj tek të pranishmit.
2. Tërësia e mënyrave dhe e mjeteve që përdoren për të treguar që është vendosur një lidhje e tillë. Seancë spiritizmi. Objektet e përdorura gjatë spiritizmit.
SPIRITÍST,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Ai që përmes spiritizmit mendon se mund të vendosen lidhje e të bisedohet me shpirtrat e atyre që kanë vdekur. Ai është një spiritist dhe shpesh orga…
Shfaq përkufizimin e plotë →SPIRITÍST/E,~JA f. sh. ~E, ~ET 1. Ajo që përmes spiritizmit mendon se mund të vendosen lidhje e të bisedohet me shpirtrat e atyre që kanë vdekur. Ajo ishte një spiritiste shumë e f…
Shfaq përkufizimin e plotë →SPIRITUALÍST,~E mb. Ithtar e përkrahës i spiritualizmit. Doktrinë spiritualiste. Qasje spiritualiste.
Shfaq përkufizimin e plotë →SPIRITUALÍZ/ËM,~MI m. 1. Besim se shpirtrat e të vdekurve janë në gjendje të komunikojnë me të gjallët dhe përpiqet të dëshmojë rrugëtimin e shpirtrave në lidhje me botën fizike të…
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë