Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SPÍNËR mb., tall. Që është i hollë dhe i gjatë në trup. Pse rri gjithë ditën me atë djalë spinër? Pse atë vajzë spinër do ta marrësh për nuse ti?
Shfaq përkufizimin e plotë →SPÍN/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT bot. Bimë e helmët kopshti, me kërcell të gjatë, me lule si kapuç, blu ose të purpurta; spindër. I hoqën spinrat nga kopshti. Spinrat kishin mbuluar gj…
Shfaq përkufizimin e plotë →SPINÁQ,~I m., bot. (lat. Spinacia oleracea) Bimë barishtore e butë njëvjeçare me gjethe të mëdha si trekëndësh i zgjatur, që dalin nga rrëza e kërcellit; gjethet e njoma të kësaj b…
Shfaq përkufizimin e plotë →SPÍND/ËR,~RA f. sh. ~RA, ~RAT bot. 1. (lat. Veratrum) Bimë barishtore shumëvjeçare me rizoma të zeza, helmuese, me kërcell të drejtë, gjethe damarë-damarë të errët dhe kallinj lule…
Shfaq përkufizimin e plotë →SPINÉL,~I m. sh. ~E, ~ET Mineral i përbërë kryesisht nga okside të aluminit dhe magnezit, i njohur për strukturën e tij kristalore kubike dhe për një gamë të gjerë ngjyrash. Spinel…
Shfaq përkufizimin e plotë →SPINÉT/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT muz. Vegël muzikore me tastierë me tela të këputura e me trup pa mbështetjen e vet në formë pesëkëndëshe e më pas trekëndore, e cila u shfaq nga fundi i …
Shfaq përkufizimin e plotë →SPINÓT,~I m. sh. ~Ë, ~ËT tek. Kunj metalik. Ishte dëmtuar spinoti, prandaj nuk punonte ingranazhi. Mekanikët lidhën dy spinotët me njëra tjetrën.
Shfaq përkufizimin e plotë →SPINÚK,~U m. sh. ~Ë, ~ËT Dhëmb që fillon t’u dalë foshnjave. Bebes i kishin dalë dy spinukë. Kur buzëqeshte fëmija i dukeshin spinukët.
Shfaq përkufizimin e plotë →SPINZÁK,~E mb., bised. 1. Që vishet hijshëm e mbahet spic. Burrë spinzak. Grua spinzake.2. I zoti, i shkathët. Është një djalë spinzak ai, nuk ia hedh kush.
Shfaq përkufizimin e plotë →SPINZÁK,~UI m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që vishet hijshëm e mbahet spic. Spinzaku iu afrua ngadalë grupit të njerëzve dhe të gjithë po e shihnin me habi.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë