Fjalë që fillojnë me...
Fjalë me të njëjtat parashtesa ose tema fjalëformuese.
SPILC,~II m. sh. ~A, ~AT 1. Rreze e rrotës së qerres. Spilcat e qerres.
2. Një nga shkopinjtë me të cilët ngrihet batina; cingël. Kishte rënë spilari dhe kurthi nuk kishte zënë asnjë shpend.
✱Sin.: rreze, shtjekëz.
♦* Është ndër (në) spilca a) është gati për të rënë; mezi mbahet në këmbë; b) nuk e zë vendi diku, është i shqetësuar për të ikur sa më parë, rri si mbi gjemba.
SPILCËTÁR,~E mb. Që përqesh, përqeshës. Djalë spilcëtar. Ishte si një klloun spilcëtar.
Shfaq përkufizimin e plotë →SPILCËTÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT Ai që përqesh. Spilcëtari nuk mungonte në asnjë sofër.
Shfaq përkufizimin e plotë →SPILÁR,~I m. sh. ~Ë, ~ËT 1. Mjet për të zënë peshk, në trajtë të një shporte që ka në fund një rrjetë. Peshkatari pa që spilari ishte mbushur me peshq. Kur e nxorën spilarin nga uj…
Shfaq përkufizimin e plotë →SPILÍK,~ E mb. Që ka këmbë të holla si shkop. Fëmijë spilik. Plaka spilike mezi ecte nëpër rrugët e fshatit.
Shfaq përkufizimin e plotë →SPILÍK,~UI m. sh. ~A, ~AT bis., anat. Kockë e kërcirit; fibul. Kishte dëmtuar spilikun. E lidhi spilikun se kishte shumë dhimbje.
Shfaq përkufizimin e plotë →SPILÍK,~UII m. sh. ~Ë, ~ËT Shkop rreth dhjetë centimetra që shërben për të luajtur; lojë popullore që luhet me këtë shkop. Fëmijët morën një spilik për të luajtur. Spiliku ishte nj…
Shfaq përkufizimin e plotë →SPILLÍM,~I m. sh. ~E, ~ET tall., bised. Veprimi kur spillohem: pispillosje. Veshje e ngjeshje për bukuri. Nuk i vlejti për asgjë spillimi, dukej shumë qesharake.
Shfaq përkufizimin e plotë →SPILLÚAR (i, e) mb. Që është veshur e stolisur mirë. Ishte veshur e spilluar për dasmë, sa nuk njihej.
Shfaq përkufizimin e plotë →SPÍLL/Ë,~A f. sh. ~A, ~AT 1. Gjilpërë me kokë; pineskë. I kapi cepat e shallit me spillë.2. Kapëse e vogël me forma të ndryshme. I kapi me spillë letrat që të mos lëviznin.
Shfaq përkufizimin e plotë →SPÍLT/Ë,⁓A f. sh. ~A, ~AT Majë kodre a mali. Spiltë e zhveshur. Po i ngjiteshin spiltës.
Shfaq përkufizimin e plotë →
© Akademia e Shkencave e Shqipërisë, 2026 —
Të gjitha të drejtat janë të rezervuara. Çdo riprodhim, i pjesshëm ose i plotë i veprës, qoftë në format elektronik e qoftë në letër, në kundërshtim me ligjin nr. 36/2016 (ndryshuar me ligjin nr. 37/2022, datë 14.4.2022): "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to", do të ndiqet ligjërisht.
www.akad.gov.al
Adresa: Sheshi "Fan Noli", Tiranë