Fjalori
SPIKATJE

SPIKÁTJ/E,~A f. Veprimi kur spikat a spikatem; shquarje; dallim. Spikatja e talentit (e mjeshtërisë). Spikatja e tipareve pozitive.


Rezultate të ngjashme

SPIKÁT (SPIKÁS) vep., ~A, ~UR jokal., kryes. vet. v. ІІI Bie në sy a dallohet mirë midis gjërave të tjera, del në pah, shquhet. Spikatin oxhakët e fabrikave (ndërtesat e reja). Spi…

Shfaq përkufizimin e plotë →

►SPIKÁT/EM jovep., ~ (u), ~UR vetv., kryes. vet. v. III Dallohem për ndonjë cilësi a veti, shquhem midis të tjerëve për diçka. Gjatë shfaqjes ishte ai grup që u spikat më shumë nga…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SPIKÁTSH/ËM (i), ~ME (e) mb. Që bie në sy a që dallohet mirë midis gjërave të tjera; që duket mirë, shumë i dukshëm. Shtëpia kishte një ndriçim të spikatshëm.Sin.: i dukshëm, i da…

Shfaq përkufizimin e plotë →

SPIKÁTUR (i, e) mb. Që spikat; i shquar; i dalluar. Personalitet i spikatur i letrave shqipe. Personazh me karakter të spikatur.

Shfaq përkufizimin e plotë →

SPIKÁTËS,~E mb. I dalluar; i shquar. Personalitet spikatës. Talent spikatës.

Shfaq përkufizimin e plotë →

Kliko këtu për të parë përdorime të mundshme të kësaj fjale (ose të ngjashme) në përkufizime të fjalëve të tjera (rezultate në kontekst)

Ky fjalor është domosdoshmëri për shkrimtarët e për publicistët, për shkollarët e për studentët, për mësuesit e për pedagogët, për studiuesit e për këdo që merret me përdorimin e kultivimin e gjuhës amtare.

Ai u vjen në ndihmë gjithë atyre që merren veçanërisht me gjuhën e shkruar, por edhe të folur, me krijime e me përkthime, me hartimin e fjalorëve të tipave të ndryshëm etj.

...lexo më tepër.